Maliqaj: Vish imagjinatën lindi nga fustani i vajzës, ja nisma që kemi marrë për fëmijët me sindromën ‘Down’
Në “Jeto me Orën” Jozefina Luci regjisorja që vesh imagjinatën u ndal tek nisma që nisi në kohë pandemie.
“Nisa me mendimin të bëj diçka për vajzën time , që të kishte një kujtim të bukur fëmijërie. Një veshje të personalizuar, por aq shumë u pëlqye sa filluan të më kërkonin edhe nënat e tjera” u shpreh ajo. Në Mars të 2021 për ditën ndërkombëtare të fëmijëve me Doën Syndrome, Jozefina së bashkë me Down syndrome Albania realizoi një projekt të bukura ku u prodhuan shallë me vizatime nga femijët e qëndrës. Të cilat u shitën dhe fitimet shkuan për Qëndrën e Fëmijëve me Sindromën Down të Shqipërisë.
“Bëmë shumë punime të bukura, dhe të gjitha u shitën” u shpreh Luci.
36 vjeçaria, e martuar, nënë e një vajze ka mbaruar studimet për Regji Filmi, në 2011. Pjesëmarrëse në disa projekte televizive si dhe që prej 2007 merret me Dublime si Voice over Actor per filmat e animuar. Maliqaj është zëri zyrtar ne shqip, në disa rolet më të dashura për fëmijet siç është Peppa Pig dhe Pinkie Pie tek My little ponies.
Me një lidhje tepër të veçantë me fëmijët, pasi një pjesë e madhe e projekteve të saj janë të lidhur me ta, Jozefina shprehet se çdo gjë ka qenë rastësi.
“Lidhja e punëve të mija më fëmijët ka qenë shumë rastësore dhe jo e qëllimshme” u shpreh Luci.
Jozefina Maliqaj ka qenë pjesë gjithashtu edhe e disa projekteve të rëndësishme, mund të veçojmë First Women Founder Açelerator in Western Balcan, ku nga 260 biznese të drejtuara nga gra u përzgjodh si një ndër dhjetë gratë me idetë më të mira.
“Ishte privilegj për mua që u bëra pjesë e këtij konkursi, erdhi në momentin e duhur” u shpreh Luci.
E pyetur nga moderatorja se cilat janë projektet e së ardhmes për të, Jozefina u shpreh se është e fokusuar në së tepërmi në “Vish imagjinatën”.
“Dua ta zhvillojë më tej, projekte për festat, të bëjmë sa më shumë gjëra të bukura për festat, pse jo edhe për ta nxjerr jashtë tregut vendas” tha Luci.

