Kakeli: Më hiqni gjithçka, por teatrin jo

Erjona Kakeli e ftuar në emisionit “Jeto me Orën”, rrëfeu se teatri është dashuria e saj më e madhe. “Kam bërë tatuazh rolin e parë që kam luajtur”u shpreh ajo teksa e tha qartë ,të gjitha mund të mi hiqni por teatrin jo.

Kakeli tashmë i është rikthyer edhe ekranit seriali “Nina”e gjen atë në rolin e kushërirës së Ninës e cila luhet nga Olta Daku, një e re që kërkon të gjejë dashurinë e jetës.

Nina ndihmohet nga miqtë dhe nga eprorët e saj. Kakeli zbuloi se në fund të serialit Nina nuk do të jetë vetëm , çka do të thotë se me shumë gjasa ajo do ta gjejë shpirtin binjak. 

Me një kastë aktorësh nën regjinë e Fatos Berishës, me skenar nga  Raelva Shabanaj dhe producent Agim Poçari nga shtatori publiku ka filluar të ndjkë serialin komedi. 

E pyetur nga moderatorja Ana Kallaku se sa e ndihmon prezenca e Salsanos ajo u shpreh se ndihet me fat që bashkëshorti i saj bën të njëjtin profesion me të. Ndërsa theksoi se në çift është ajo më kritikja ndaj tij./Ora News/ 

EMISIONET