“Covid s’ka dalë nga laboratorët”/ Inteligjenca Artificiale hedh poshtë teorinë se virusi u krijua në laboratorë
Agjensia e Inteligjencës Artificiale amerikanë raportuan se virusi Covid-19 nuk ka dalë nga laboratorët. Sipas të dhënave nga një hetim i kryer, ekspertët pajtohen se nuk ka të dhëna konkrete se virusi nuk është krijuar në kushte laboratorike ndërsa shprehen se origjina mund të mos dihet kurrë.

Agjensitë e inteligjencës artificiale amerikanë kanë dalë në konkluzione që virusi covid-19 nuk ka dalë nga laboratorë.
Origjina e virusit covid-19, që u shpall pandemi në vitin 2020 ka shkaktuar debate të shumta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës megjithatë teoria e daljes së virusit nga një laborator është hedhur poshtë nga Kina – ku është identifikuar për herë të parë.
Sipas një hetimi të kryer nga Kina së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në vitin 2021, virusi nuk është krijuar në kushte laboratorike duke e cilësuar si “mundësinë më pak të mundshme”. Gjithashtu në raport është thënë se të gjitha agjencitë amerikane të inteligjencës pajtohen që koronavirusi nuk është krijuar si armë biologjike.
OBSH-ja është kritikuar ashpër për gjetjet e atij raporti dhe shumë ekspertë patën thënë se ato kanë nxitur më shumë pyetje, sesa që kanë ofruar përgjigje.
Disa ekspertë besojnë se origjina e vërtetë e koronavirusit – i cili ka vrarë rreth shtatë miliona persona në gjithë botën – mund të mos dihet kurrë.
Pandemia nisi në vitin në dhjetor të vitit 2019 ku rastet e para u shënuan Ëuhan të Kinës. Sëmundja u përhap me shpejtësi në mbarë botën, ku janë shënuar mbi 670 milionë të infektuar.





