Konfirmohet sherri Efi-Zhaklina, Shpati zbulon çfarë ndodhi në prapaskenën e Big Brother VIP

Konfirmohet sherri Efi-Zhaklina, Shpati zbulon çfarë ndodhi në

Disa ditë mëparë Efi një nga konkurentet e Big Brother VIP, akuzoi opinionisten Zhaklin Lekatari, se i ka ushtruar presion të mos flas dhe të mos shpreh opinionin e saj gjatë publicitetit të prime.

Madje u publikuan edhe disa mesazhe nga miq të Efit. Por e vërteta nuk u sqarua asnjëherë.

Këtë vendosi ta bëjë së fundmi një ish-konkurent i shtëpisë së Big Brother VIP, Shpat Kërleshi.

Moderatori ka qenë i ftuar në emisionin e Ester Bylyku në 'Glamour Zone', ku rrëfeu se çfarë ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje.

I pyetur nga Ester nëse vërtetë ka ndodhur një debat mes Zhaklinës dhe Efit, Shpati u përgjigj:

'Po, është e vërtetë. Në atë moment, unë kisha dalë nga studio, nuk isha aty, sepse ishte publicitet. Erdha nga fundi, i gjeta duke debatur por shumë pak. Madje nuk arrita ta kuptoja për çfarë po diskutonin, por është e vërtetë që ka patur një debat mes tyre.'

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

glamour zone big brother vip zhaklin lekatari shpat kerleshi efi

EMISIONET