"Kiara dhe Arbër Hajdari bënin sherr gjatë publicitetit të prime", ish-konkurenti i Big Brother VIP Shpat Kërleshi zbulon sekretet
Ish-konkurenti Big Brother VIP Shpat Kërleshi, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone' të moderatores Ester Bylyku, ku ka zbuluar shumë prapaskena të këtij reality shoë.
Pasi e cilësoi Nitën si të pabesë, që e nxorri nga shtëpia, dhe konfirmoi se lidhja e Keisit dhe Kristit ishte krijuar vetëm për shoë, Shpati zhvendosi vëmendjen edhe te Kiara Tito dhe Arbër Hajdari.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se cila ka qenë nje prapaskenë që publiku nuk e ka parë, Shpati zbuloi një sekret të Kiarës dhe Arbrit.
'Kur Kiara doli nga shtëpia, dhe vinte në studio ajo debatonte shumë me opinionistin Arbër Hajdari. Kam rastisur disa herë gjatë debateve të tyre të ashpra gjatë publicitetit' tha Shpati.
I pyetur nga Ester se për çfarë debatonin, ai u shpreh:
'Për tema të ndryshme sa i përket Big Brother VIP. Ata kishin kendvështrime të ndryshme nga njëri-tjetri për lojën.'
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.