KOMPLOTI/ Diddy donte të vriste Kid Cudi-n

KOMPLOTI/ Diddy donte të vriste Kid Cudi-n

Sean Diddy Combs ka dashur të vrasë reperin e njohur Kid Cudi, dëshmoi ish punëtorja e të pandehurit në seancës gjyqësore.

Capricorn Clark, rrëfeu në gjykatë se së bashku me manjatin e hip-hopit e nën kërcënimin e armës, shkuan në shtëpinë e reperit Kid Cudi

Siasp dëshmisë Sean Diddy Combs kishte ndërmend të vriste të dashurin e ishit të tij, Cassie Ventura.

Gjatë dëshmisë së saj, ish punonjësja e këngltarit  tha se ai mbante një armë dhe dukej “i tërbuar,” ndërsa i thoshte “Do të shkojmë ta vrasim këtë duke ofenduar reperin.” Ajo tha se ndërkohë që Diddy hyri në banesë ajo priti në makinë dhe telefonoi Cassie Venturan për ta paralajmëruar.

Pas ardhjes së Venturës, sipas dëshmitares, këngëtari filloi ta godasë vazhdimisht edhe me shkelma, duke paralajmëruar punonjësen e saj se nëse do ndërhynte edhe ajo do e pësonte njësoj.

Gjatë goditjeve ai i kërkonte ish-it të saj që të bindi të dashurin e ri që të hiqte dorë nga padia që Kid Cudi kishte bërë ndaj tij për hyrje me force e vjedhje në banesën e reperit në Los Angels.

“Nëse nuk e bind do t’ju vrasë të gjithëve” ishte një prej kërcënimeve të Sean Diddy Combs, sipas dëshmisë së punonjëses së tij në atë kohë, e cila ka këmbëngulur se ka qenë e pranishme në këtë ngjarje pa vullnetin e saj.

Gjyqi i reperit vazhdon edhe ditën e enjte, me prova që priten nga policia e Los Anxhelosit dhe oficerët e zjarrfikësve. Nëse shpallet fajtor, Combs mund të përballet me një dënim prej 15 vitesh deri në burgim të përjetshëm.

EMISIONET