Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson, sërish krah njëri-tjetrit për fëmijët!

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson, sërish krah

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson kanë lënë mënjanë të kaluarën për fëmijët e tyre.
Ylli i reality show-t dhe ish-lojtari i NBA-së u panë së bashku gjatë festimeve të 4 Korrikut në Idaho, ku kanë kaluar kohë së bashku me dy fëmijët e tyre vajzën True dhe djalin Tatum.

Dyshja u fotografua në paradën tradicionale të qytetit Coeur d’Alene, ku atmosfera festive mblodhi qindra familje. Khloé u shfaq e buzëqeshur pranë fëmijëve, ndërsa Thompson u pa duke mbajtur mbi supe djalin e vogël Tatum.

Për festën, Khloé kishte zgjedhur një bluzë të kuqe me mbishkrimin “USA”, xhinse të çelëta, çizme kafe dhe syze dielli, ndërsa Tristan u paraqit me një veshje sportive të thjeshtë, të përbërë nga bluzë e zezë dhe kapele.

Në postimet e saj nuk munguan as selfiet familjare dhe pamjet nga atmosfera festive, ku fëmijët dukeshin se po shijonin çdo moment të festës.

Edhe pse lidhja e tyre romantike mori fund për shkak të tradhtisë Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson vazhdojnë të bashkëpunojnë për rritjen e dy fëmijëve të tyre.

EMISIONET