“KAPSULA E KOHËS” E PRINCESHË DIANËS/ Zbulohen objektet simbolike të viteve ’90-të që do hapeshin në 2091-in

Objekte simbolike të fillim-viteve ’90-të, mes të cilave një CD dhe një pasaportë, ishin zgjedhur nga princeshë Diana për të vendosur në një të ashtuquajtur Kapsule kohe të groposur në themelet e një spitali. Kutia ishte parashikuar të hapej në vitin 2091, por u zbulua para kohe, për shkak se aty do të ndërtohet një qendër për trajtimin e fëmijëve me kancer.

“KAPSULA E KOHËS” E PRINCESHË DIANËS/ Zbulohen

Një kapsulë kohe e groposur në vitin 1991 nga Princesha Diana, në Spitalin “Great Ormond Street” (GOSH), është hapur pas më shumë se tri dekadash.

Kutia prej druri, e mbështjellë me plumb, ishte vulosur gjatë ceremonisë së vendosjes së gurit të themelit të Ndërtesës së Klubit të Varieteteve të spitalit.

Ajo ishte planifikuar të hapej pas 100 vitesh, por u nxor më herët për t’i lënë vend ndërtimit të një qendre të re për trajtimin e fëmijëve me kancer.

Brenda saj ndodheshin objekte që pasqyronin jetën e fillimviteve ’90: një CD e Kylie Minogue, një makinë llogaritëse me energji diellore, një pasaportë, një koleksion monedhash britanike, një enë me fara pemësh dhe një hologram flokësh dëbore. Në kuti gjendeshin gjithashtu disa kopje të gazetës Times.

“KAPSULA E KOHËS” E PRINCESHË DIANËS/ Zbulohen

Sendet u përzgjodhën nga dy fëmijë fitues të një konkursi “Blue Peter”, me mbështetjen e vetë Princeshës Dianës. David Watson, atëherë 11 vjeç nga Paignton, zgjodhi CD-në dhe një pasaportë, ndërsa Sylvia Foulkes, 9 vjeçe nga Norwich, shtoi monedhat, farat dhe hologramin.

Edhe pse disa objekte kishin dëmtime të lehta, shumica rezultuan të paprekura. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë punonjës të spitalit që kishin qenë aty në vitin 1991 ose që kishin lindur po atë vit, duke i dhënë momentit një emocion të veçantë.

Spitali njoftoi se në vendin ku u ruajt kapsula do të ndërtohet një qendër moderne për trajtimin e fëmijëve me kancer, e cila pritet të jetë ndër më të rëndësishmet në gjithë Britaninë e Madhe.

EMISIONET