VIDEO/ Çfarë do t’i ndodhte Tokios nëse mali Fuji do të shpërthente? IA zbulon se tmerri "mund të vijë pa asnjë paralajmërim"

VIDEO/ Çfarë do t’i ndodhte Tokios nëse mali Fuji do

Qeveria japoneze ka publikuar një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale që simulon një shpërthim të mundshëm të malit Fuji, për të paralajmëruar mbi rreziqet që mund t’i kanosen Tokios.

Kjo nuk është një ngjarje reale, por një simulim i gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Autoritetet japoneze kanë publikuar këtë video për të treguar çfarë mund të ndodhë nëse mali Fuji shpërthen.

Brenda vetëm dy orësh, sasia e madhe e hirit vullkanik do të mbërrinte deri në Tokion, duke bllokuar rrugët, ndalur trenat dhe shkaktuar probleme të rënda energjetike.

Sipas ekspertëve, një shpërthim i madh mund të prodhojë 1.7 miliardë metra kub hi, duke mbuluar rrugë, ndërtesa dhe automjete. Pasojat do të ishin dramatike: mungesa ushqimesh, probleme shëndetësore, ndërprerje të transportit dhe dëme ekonomike që mund të arrijnë deri në 2.5 trilionë jenë.

Ndërsa disa e quajnë këtë qasje alarmiste, autoritetet thonë se përgatitja është thelbësore. Japonia ndodhet në Unazën e Zjarrit, një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik, ndaj rreziku mbetet i pranishëm.

Videoja është pjesë e një fushate kombëtare për ndërgjegjësim. Edhe pse nuk ka shenja për një shpërthim të afërt, qeveria japoneze kërkon që qytetarët të kenë rezerva ushqimi, uji dhe mjete emergjence për të paktën dy javë.

EMISIONET