Johnny Depp në gjendje të rëndë shëndetësore, miqtë e aktorit të shqetësuar: Abuzon me…
Aktori i njohur Johnny Depp kohët e fundit nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas Life & Style, miqtë e tij janë shumë të shqetësuar për shëndetin e tij për shkak të abuzimit të vazhdueshëm me substancat narkotike.
“Miqtë e Johnny-t kanë frikë se gjendja shëndetësore e aktorit po përkeqësohet. Disa pretendojnë se konsumimi i lëndëve narkotike ka ndikuar shumë tek shëndeti i tij.”– ka shkruar Life & Style.
60-vjeçari ka anuluar disa shfaqje të grupit të tij muzikor ‘Hollywood Vampires’, i cili përbëhet nga Alice Cooper dhe Joe Perry.
Koncerti i grupit muzikor në Budapest me 18 korrik u anulua më për shkak se Depp u gjet në një gjendje të rëndë shëndetësore në dhomën e tij të hotelit.
“Shokët e tij të grupit ishin të zemëruar, por edhe të shqetësuar,” raportoi Life & Style . “Johnny nuk di të ndalet.”