“Ish-gruaja më mori shtëpinë, me kapi mat duke…” Historia e dhimbshme e divorcit të Gent Pjetrit
Intervista e tij pas një mungesë disa vjeçare në ekran, shoqëruar me një rrëfim prekës bëri jo pak bujë mediatike.
Gentjan Pjetri, ose ndryshe i njohur si "Doktori i Fiksit" i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', të moderatores Ester Bylyku në Rtv Ora, ndau me publikun rrëfime personale, përfshirë edhe divorcin me ish-gruan e tij që mesa duket nuk ka qenë një ndarje e lehtë.
"Ndahesh minimalisht me llafe, do bësh sherr. Do hapet një gjyq. Dikush do të humbë. Në këtë rast humba unë se shtëpinë e ka ajo, se kam unë."
I pyetur nëse shkak i divorcit ishte tradhëtia, ai u përgjigj.
"Tradhëti jo, flirt po dhe i kërkoj ndjesë. Për atë flirt bëri namin dhe u dogja unë".
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.