Historia e 19-vjeçares me Leuçemi/ Njihuni me Darda Dhimon, studenten e Psikologjisë plot energji dhe shpresë për jetën
Njihuni me Darda Dhimon, studenten e Psikologjisë plot energji dhe shpresë për jetën , e cila ishte e ftuara speciale në studion e lajmeve në “Ora News” paraditen e kësaj të premte.
“Është shumë e çuditshme mënyra se si e kam marrë vesh. Herën e parë doja të jepja gjak për një kushëririn tim që kishte pësuar aksident.
Por duke bërë analizën, një infermiere më afrohet dhe më thotë se ti nuk mund të japësh gjak.
Dias muaj pas kësaj, në shkollën tonë erdhën dissa përfaqësues të Kryqit të Kuq të cilët po bënin një fushatë dhurimi gjaku për fëmijët që vuajnë nga talasemia, mendova se gjaku im do të jetë më mirë dhe se hemoglobina do ishte rritur. Aty tentova të dhuroja për herë të dytë. Por infermierja vuri re se hemoglobina ishte ulur. Dhe pas kësaj kam bërë muaj për mua analiza dhe mendova se vuaja nga anemia.
Derisa u takova me një mjek në Tiranë, dhe aty marr vesh pas një kohe shumë të gjatë.
Mua më duket e gjitha kjo si mrekulli dhe si diçka e pabesueshme, pasi e kam zbuluar pa pasur akoma asnjë shenjë. E zbulova në qershor të këtij viti, dhe sa kisha mbyllur provimet, në ditën e poarë të pushimeve mora vesh për këtë.
Kam mbaruar vitin e parë të Psikologjisë, por duke qenë se po ndjek procesin e kimioterapisë dhe të gjitha dhe aktualisht akoma nuk kam marrë një përgjigje se si do ta zhvilloj ndjekjen e mësomeve, dhe shpresoj që të krijohet një mundësi për ndjekjen online”, rrëfeu ndër të tjar, e reja, Darda Dhimo.