HISTORI JETE/ Burri i pastrehë që prej zërit kthehet në "superstar"

HISTORI JETE/ Burri i pastrehë që prej zërit kthehet në

Rrugëtimi i Ted Williams, i cili nga një i pastrehë u bë në atë që njihet si “Njeriu me zërin e artë”, raportohet se ka frymëzuar shumë njerëz.

Ted Williams – emri i plotë i të cilit është Theodore Fred Williams – njihet tashmë në SHBA si prezantues, personalitet në radio dhe dublant zëri.

Por jeta e 66-vjeçarit nuk ka qenë gjithmonë kaq e shkëlqyer.

Williams u rrit në Brooklyn, New York, ku ishte adoptuar nganje familje që kur ishte fëmijë, shkruan revista Dallas’ AMPS.

Pasi u lirua nga shërbimi 3 vjet në ushtrinë e SHBA Williams tentoi të niste një karrierë në radio, duke punuar për rrjetin WVKO në Ohio.

Ai tregon për rrjetin AMPS se u punësua dhe bënte një jetë normale në fillim të viteve 1980, teksa kishte punë, familje dhe fëmijë.

HISTORI JETE/ Burri i pastrehë që prej zërit kthehet në

Por në 1988 aksidentalisht burri u bë i varur nga kokaina sintetike, duke nisur betejën me alkoolin e drogat që i shkaktuan dëbimin nga shtëpia dhe degradimin e jetës së tij.

Williams tregon për periudhën e errët: “Isha i turpëruar me familjen time. Unë kisha zërin dhuratë nga Zoti por abuzova me të”.

Teksa shëndeti mendor e fizik i tij degradonte, Williams përfundoi më vonë i arrestuar për zotërim drogash, vjedhje e grabitje. Ndërsa më tej ai mbeti i pastrehë në rrugë, kur dhe nisi reflektimin.

Por siç e zbuloi dhe vetë, sapo dikush arrin fundin e rënies, atëherë nuk ka më rënie por vetëm ngritje, tregonte Williams për një gazetar qe e intervistonte, teksa qëndronte në një kryqëzim në Columbus, Ohio në janar 2011.

Rrjedhimisht intervista e tij u bë e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, me titullin ‘Ted Williams: I pastrehu me zërin e artë’ – ku Williams qëndronte me kartonin e tij në dorë, duke përdorur zërin për të kërkuar lëmoshë.

Skuadra e basketbollit Cleveland Cavaliers, i ofroi atij strehim dhe punë, ndërsa më vonë u punësua si dublant zëri për rrjetin MSNBC dhe programin Late Night me Jimmy Fallon.

HISTORI JETE/ Burri i pastrehë që prej zërit kthehet në

“Intervista me Columbus Dispatch më ndryshoi jetën, duke më dhënë një rrugë për të bërë ndryshimin”, tregon më pas Williams i cili frymëzon njerëzit edhe sot me historinë e tij.

EMISIONET