Georgina Rodriguez "kryqëzohet" në rrjet për të pasmet

Georgina Rodriguez "kryqëzohet" në rrjet për të

Mbrëmjen e së martës, Georgina Rodriguez është siguruar që të gjithë sytë të ishin tek ajo, teksa ka qenë në stadium për të mbështetur partnerin e saj, Cristiano Ronalon në Arabinë Saudite.

Modelja 29-vjeçare, e cila është në një lidhje me futbollistin që prej vitit 2016, ka shfaqur trupin e saj në super formë, teksa kishte zgjedhur të vishte një palë xhinse të ngushta dhe një bluzë të skuadrës me flokët topuz.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, ishin çizmet e saj të zeza me taka të larta, të cilat nuk mbetën pa u kritikuar nga ndjekësit e saj. Po ashtu edhe pozat e saj seksi në fushë.

"Të gjitha postimet e tua përmbajnë një foto me të pasmet e tua. Nuk i beson bukurisë tënde?", tha një komentues.

"Mos e shkel barin me ato taka", shkruan një tjetër.

"Je e bukur por ato çizme në fushë…", shton një tjetër.

Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo bëri "magjinë" e tij në "Champions Leaguen" aziatike, në ndeshjen ndaj Al Duhail.

Georgina Rodriguez "kryqëzohet" në rrjet për të

EMISIONET