FOTO/ Vazhdojnë "kunjat", Olta i komenton Luanës: Ka lezet kështu…
Luana Vjollca, përtej moderimit, vazhdon të nxjerrë edhe këngë të cilat kanë marrë shumë klikime.
Së fundmi kënga e saj, "Benzina", u komentua si "thumb" nga Olta në spektaklin e kërcimit "DWTS" spektaklin e kaluar, por aktorja duket se nuk e ka lënë me kaq.
Në një postim të moderatores të bërë një ditë më parë ku shfaqej një pjesë nga finalja e spektaklit të dashurisë "Love Island Albania", në sfond Luana kishte vendosur këngën e saj me shkrimin: "Kujt i mungova?", si për t'i kthyer "kunjën" Oltës.
Kjo e fundit, ka vazhduar të "thumbojë" duke komentuar në po të njëjtin postim: "Ka lezet kështu ti vesh benzinën".