FOTO/ Tronditet bota kinematografike! Vr*tet në Los Anxheles aktori i “Top Gun: Maverick”

FOTO/ Tronditet bota kinematografike! Vr*tet në Los Anxheles aktori i

Aktori amerikan James Handy, i njohur për rolin e tij në filmin “Top Gun: Maverick”, ka humbur jetën pasi u godit me thikë në banesën e tij në Los Anxheles, raportoi “Variety”, duke cituar burime policore.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në mëngjes në veriperëndim të qytetit, ku policia njoftoi se kishte gjetur aktorin 81-vjeçar pa ndjenja, në kopshtin e shtëpisë së tij, me një plagë të shkaktuar nga goditjet me thikë në gjoks.

Handy u transportua me urgjencë në spital nga ekipet mjekësore, por më vonë u njoftua se kishte vdekur.

Sipas policisë, një i dyshuar u vetëdorëzua në vendngjarje. Ai raportohet të jetë djali i partneres së aktorit.

Autoritetet thanë se kishin marrë një telefonatë emergjente nga një burrë, i cili deklaronte: “Unë jam biri i njeriut, sapo vrava njeriun e mëkatit”.

Një zëdhënës i aktorit konfirmoi vdekjen e Handy për revistën “Variety”.

James Handy interpretoi personazhin e banakierit, Jimmy, në filmin aksion “Top Gun: Maverick” (2022).

Ai gjithashtu pati një rol në filmin aventuresk “Jumanji” (1995).

FOTO/ Tronditet bota kinematografike! Vr*tet në Los Anxheles aktori i

EMISIONET