FOTO/ Shtëpia ku u xhirua filmi 'Saltburn' pushtohet nga vizitorët, pronari merr masa të rrepta sigurie

FOTO/ Shtëpia ku u xhirua filmi 'Saltburn' pushtohet nga

Një TikTokere, videoja e së cilës tregon se ku mund të gjendet shtëpia e vërtetë e paraqitur në filmin hit "Saltburn", tha se ajo nuk e kishte idenë se pamjet e saj do të bëheshin virale. Rhian Wiliams, një 47-vjeçare konsulente marketingu në Mbretërinë e Bashkuar, tha për CNN se algoritmi i TikTok shtoi tmërrësisht numrin e shikimeve në postimet e saj rreth ‘Drayton House’, shtëpia madhështore që paraqitet në pjesën më të madhe të filmit të shkruar dhe drejtuar nga fituesi i çmimit Oscar Emerald Fennell.

Këtë fundjavë pronari i ndërtesës së lashtë në Northamptonshire dha një intervistë për ‘Mail’ të dielën, në të cilën ai tha se ishte detyruar të punësonte siguri shtesë pasi turma njerëzish ishin paraqitur për të bërë foto përballë shtëpisë.

Fluksi i vizitorëve duket se është rezultat i dy videove në TikTok që Williams bëri dhe postoi në fillim të këtij viti. Një nga klipet tregon Williams duke pozuar jashtë pronës, me mbishkrimin "kur jetoni afër shtëpisë së Saltburn". E dyta jep udhëzime specifike për ata që do të donin të vizitonin shtëpinë. Williams vazhdon të rrëfejë udhëzime të hollësishme se si të arrish në ‘Drayton House’, duke treguar harta, veçori historike dhe madje edhe një vend të mirë për të parkuar. Së bashku, klipet kanë mbledhur 5.6 milionë shikime.

“Është e shkëlqyeshme të shohësh një cep kaq të fshehur të Northamptonshire tonë të bukur në një film kaq madhor si Saltburn. Qarku ynë është kaq i bukur, por shpesh anashkalohet në favor të fshatit në vende si Cotswolds ose Cornwall, por është shumë i bukur. Unë jam një avokate e madhe e Northamptonshire si një qark për të jetuar, punuar dhe vizituar.”

Williams, e cila ka më pak se 3,000 njerëz që ndjekin llogarinë e saj me emrin "Better Be Known", tha: Nuk e kisha idenë që dy videot që bëra do të shiheshin 5.6 milionë herë dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam shumë ndjekës në TikTok, kështu që nuk e mendoja se do të bëhej virale.

Ka pak informacion faktik për pronën por sipas organit të trashëgimisë kombëtare ‘Anglia Historike’ ajo daton në fund të shekullit të 13-të. Charles Stopford Sackville, pronar i Drayton House, i tha Mail të dielën se ai kishte nënvlerësuar nivelin e interesit që filmi kishte krijuar në pronën e tij.

“Asnjëherë nuk e kam parashikuar nivelin e interesit që do të kishte. Është shumë e çuditshme”, tha ai.

Ai i tha gazetës se qindra njerëz vijnë atje çdo javë për të pozuar për video dhe filmuar veten duke kërcyer jashtë, në nderim të një skene në të cilën aktori Keoghan kërcen lakuriq rreth rezidencës. Prona nuk është e hapur për publikun, kështu që vizitorët nuk mund të hyjnë.

EMISIONET