VIDEO/ Dybala "show", Roma fiton ndaj Torinos, argjentinasi shënon 3 gola
Paulo Dybala 3, Torino 2.
La Joya shënoi një tregolësh në “Olimpico”, duke mposhtur praktikisht i vetëm skuadrën e drejtuar nga Juric.
Dhe duke u dhuruar verdhekuqve një fitore të rëndësishme për objektivin Champions.
Argjentinasi realizoi me penallti në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë shënoi dy gola të bukur.
Duvan Zapata barazoi përkohësisht, ndërkohë që autogoli i Huijsen erdhi shumë vonë.
Roma renditet e gjashta dhe ndodhet 4 pikë larg Bolognës së vendit të katërt.
Vendi i dhjetë me 36 pikë për skuadrën “granata”.
Golat:
https://streamin.one/v/fe8423aa
https://streamin.one/v/520805a6
https://streamin.one/v/c84c3a9f