FOTO/ Princi Leka II kurorëzon dashurinë me Blerta Celibashin, çifti mbretëror martohet në një ceremoni private
Princi Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin në një ceremoni private, sipas një njoftimi të Oborrit Mbretëror Shqiptar.
Martesa u zhvillua në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend me rëndësi historike për familjen mbretërore, dhe fotografia zyrtare u publikua me këtë rast.
Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin Zogu dhe titullin Princeshë e Shqiptarëve. Ceremonia ishte e mbajtur intime dhe solemne, duke respektuar traditën dhe historinë e familjes mbretërore.
Njoftimi u shpërnda për publikun nga Oborri Mbretëror Shqiptar në Tiranë, më 15 mars 2026.

