FOTO/ Kënga e fundit ‘diss’ për Xhensilën? Bes Kallaku: E mbylla atë kapitull dhe dola i fituar

Publikimi i projektit të tij më të fundit muzikor, “Rrëfim”, u prit me reagime të shumta në rrjet, pasi shumë ndjekës e interpretuan si një rrëfim personal me mesazhe të koduara. Nuk munguan aludimet se kënga ishte një “diss” i fshehtë apo një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj.
Megjithatë, Bes Kallaku ka vendosur të sqarojë publikisht situatën.
Përmes një Instastory të gjatë, aktori dhe këngëtari e cilësoi “Rrëfim”-in si projektin e tij më të ndjerë, duke theksuar se këtë herë nuk ka pasur aktrim.
“Në këtë projekt kam qenë vetëm unë. Pa maska. Pa skenar. Vetëm unë dhe e vërteta ime,” – shkruan ai, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe reagimet pozitive.
Por pjesa që mori më shumë vëmendje ishte deklarata e tij e prerë për të shkuarën.
Besi u shpreh qartë se e ka lënë pas kapitullin e kaluar të jetës së tij:
“Unë prej kohësh e kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time, kapitull nga i cili m’u desh kohë të kuptoja sa i fituar dola.”
Ai falënderoi gjithashtu motrën e tij, Ana Kallakun, për mbështetjen në periudhat që i cilësoi si ditë “gri”, duke treguar se familja ka qenë një pikë e fortë për të.
Në fund të mesazhit, Bes Kallaku surprizoi ndjekësit me një dedikim të ndjerë për partneren e tij aktuale, të cilën e përshkroi me fjalë mjaft poetike:
“Dua të falënderoj njeriun e zemrës sime, trëndafilin tim në kohë lufte, që më ktheu paqen, buzëqeshjen, shkëlqimin e syve të mi dhe mbi të gjitha versionin më të mirë të vetes sime…”
Me këtë deklaratë, aktori konfirmon se jo vetëm ka lënë pas të shkuarën, por ka gjetur sërish dashurinë dhe një ekuilibër të ri në jetën e tij personale.
Duket se “Rrëfim” nuk është një mesazh për dikë tjetër, por një kapitull i ri për vetë Besin.



