FOTO/ Çfarë po ndodh me çiftin? Lëvizja e Bad Bunny ndaj Kendall Jenner i nxjerr "zbuluar"

Këngëtari i njohur Bad Bunny u fotografua sërish krah ish-të dashurës së tij, Kendall Jenner. Dyshja ndodheshin në Paris për javën e modës, kur u kapën nga paparacët teksa dilnin nga një restorant luksoz.
Ish-çifti ende nuk i ka adresuar zërat në lidhje me një ribashkim, por fakti se janë fotografuar shumë shpesh kohët e fundit në darka romantike tregon se janë sërish bashkë. Në një foto nga Parisi Bad Bunny prek të pasmet e modeles, dhe kjo lëvizje i mjaftoi fansave të kuptonin se dyshja janë sërish në një lidhje.
Një tjetër detaj që ka rënë në sy ishte edhe veshja e ngjashme e tyre. Dyshja e njohur, ishin veshur tërësisht me të njejtën ngjyrë gri.



