Eva Murati shkëlqen në tapetin e kuq/ Rrëmben vëmendjen në premierën e "Dead Man's Wire" në Venecia

Moderatorja e njohur, Eva Murati, ka shkëlqyer mbrëmë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, i cili shënon edicionin e 82-të.
Murati ka marrë pjesë në premierën e filmit "Dead Man's Wire" të Gus van Sant.
E veshur me një fustan të zi të gjatë, me dekolte të thellë dhe shpinë të zbuluar "show girl"-i shqiptar ka tërhequr vëmendjen e fotografëve, duke u bërë fokusi i lentes në një event madhështor.
Flokët me onde, aksesorët dhe grimi elegant kanë nxjerrë në pah tiparet mesdhetare dhe perfekte të saj. Në postimin e saj në rrjetet sociale moderatorja shkruan:
“Festivali i 82-të i Filmit në Venecia. Premiera e 'Dead Man's Wire' nga Gus Van Sant”.

