TEG zbulon talente! Eksperiencë e paharruar që mund të ndryshojë jetën e fëmijëve

TEG shndërrohet në një skenë madhështore ku dritat, muzika dhe emocionet bashkohen për të zbuluar talentet e reja, në një format unik që për herë të parë në Shqipëri organizohet në ambientet e qendrës tregtare.

TEG Talent, nisi javën e fundit të gushtit dhe do të vijojë deri në fund të Shtatorit, duke u dhënë mundësi fëmijëve të moshës nga 5 deri në 15 vjeç, të tregojnë talentin dhe të zbulojnë pasione.

Këngë, kërcim, aktrim, instrumente muzikore dhe më shumë, përballë një jurie të mirënjohur, që do të përzgjedhë talentet më premtuese, te cilët do të shpërblehen me çmime të veçanta.

Për fëmijët veçse një eksperiencë e paharruar, është një mundësi që mund tu ndryshojë të ardhmen. Të gjithë aplikantët, në disiplina te ndryshme, duhet të regjistrohen ne faqen zyrtare të TEG.

Audicionet do të vijojnë dhe këtë të dielë pranë sallës Cineplex 2. TEG Talent, një nismë që e mban TEG ne rolin e liderit jo vetëm në përvojën e blerjeve, por edhe ne fushën e aktiviteteve sociale dhe kulturore për fëmijët.

EMISIONET