Era Rusi zbulon ÇMENDURITË e fanses toksike: Më ndiqte, më kërkonte llogari. Mu mbush shtëpia me…

Këngëtarja e njohur, Era Rusi ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”.

Në një pjesë të intervistës ajo shprehu çmenduritë që ka bërë një nga fanset e saja më toksike.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Cili ka qenë fansi më toksik?

Era Rusi: Ka qenë vajzë. Filloi të vinte shumë shpesh në lokalin ku unë interpretova. Filloi të bënte dhurata, të kërkonte ku e kisha shtëpinë.

Ester Bylyku: Ka pasur një crush për ty…

Era Rusi: Por që filloi të bëhej xheloze. U bë shumë shqetësuese dhe në stafin tone. Një here rastisi që një nga artistet e tjera po qëndronte në banak dhe kishte në dorë një nga sendet që kjo më kishte bërë dhuratë. Kjo u bë keq se pse dhuratat e saj I kishin të tjerët.

Ester Bylyku: Nga e kuptove që u bë keq?

Era Rusi: Reagonte e nervozuar. Më kërkonte llogari.

Ester Bylyku: Po ti çfarë i thoje?

Era Rusi: Mu mbush shtëpia me arusha në atë kohë.

EMISIONET