“U ndjeva si e ngelur në dere” Era Rusi rrëfen planet për fëmijë dhe momentin e vështirë

E ftuara e mbrëmjes së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora Neës”, ishte këngëtarja e mirënjohur, Era Rusi.

Pasi moderatorja, Ester Bylyku e pyeti nëse familja e saj e nga ‘ngacmuar’ se kur do të sjell në jetë një fëmijë, Era Rusi u shpreh se nuk ka qenë ky problemi i saj, por diçka tjetër.

Pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Një nga hallet që e zë femrën në Shqipëri është që familjarët fillojnë ‘Kur do ta bësh bebin’, ‘Po kur?’, sikur nuk do ti. Si e ke zgjidhur këtë hall për të ndihmuar vajzat e tjera

Era Rusi: Ka pasur moment që më është dukur vetja sikur I kam ngelur në derë dhe ky ka qenë problemi im më I madh. Përsa i përket fëmijës është një gjë që unë e pres, e dua shumë dhe ndoshta familja ime prandaj nuk më ngacmon. Kur të vijë, është e rëndësishme që të vijë me shëndet.

EMISIONET