Eneda Tarifa zbulon takimin e parë me partnerin e saj, Gentin: Ishim në...

Eneda Tarifa zbulon takimin e parë me partnerin e saj, Gentin: Ishim

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka ndarë detaje për marrëdhënien e saj me partnerin Gent Lasku, teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Eneda zbuloi se Gent Lasku është autori i tekstit të këngës së saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të titulluar “Më fort”.

Duke folur për lidhjen e tyre, Eneda tha se ata ndajnë shumë pika të ngjashme në historitë e tyre të jetës. Ajo theksoi se, megjithëse njerëzit shpesh shfaqen të lumtur dhe të arrirë, gjithkush ka kaluar vështirësi të ndryshme.

Eneda ndau gjithashtu historinë e njohjes së tyre, duke treguar se gjithçka filloi gjatë një takimi të rastësishëm në një klub të përbashkët, në një moment privat ku ata ishin vetëm.

Biseda në studio:

Eneda Tarifa: Nuk do të them shumë sepse kam menduar ta ruaj për një moment tjetër…

Rudina Magjistari: Aq sa do ti.

Eneda Tarifa: Se nuk është vetëm Rudina që me thënë të drejtën e dua shumë dhe kam ardhur me shumë dashuri, por kemi një projekt tonin që dua që disa gjëra t’i ruaj për atje.

Rudina Magjistari: Shumë e kuptueshme.

Eneda Tarifa: Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër. Dikush iu drejtua tjetrit…

Rudina Magjistari: Ku ishit, në një festë?

Eneda Tarifa: Jo, në një vend të mbyllur.

Rudina Magjistari: Ashensor?

Eneda Tarifa: Jo. (qesh). Okej, ishim në klabin e një shoku tonë të përbashkët.

Rudina Magjistari: S’kishte njerëz të tjerë?

Eneda Tarifa: Jo, ishte paradite nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten, kështu që ishte tepër koshient çdo proces i njohjes.

Rudina Magjistari: Kishit filluar t’i flisnit njëri-tjetrit, u prezantuat gradualisht…

Eneda Tarifa: Dhe kaq pastaj, mbaron muhabeti.

EMISIONET