Ekskluzive/ Konkurojnë në Festivalin e RTSH, Urban Band: Është bashkëpunim me Eugent Bushpepën
Urban Band të ftuar në emisionin Why Not në RTV Ora zbuluan eksluzivisht për RTV Ora se kënga me të cilën ata po konkurojnë në Festvalin e RTSH është një bashkëpunim me Gent Bushpepën i cili ka bërë tekstin dhe një pjesë të vogël të vokalit.
Endrik Beba: Kënga është kompozuar nga Klodi Rexhepaj, me të cilën bashkëpunojmë dhe në performancat live. Tekstin e ka shkruar Klodi Rexhepaj me Gent Bushpepën.
Sajmir Tatushi: Genti ka shumë dorë aty dhe pak vokal. Por s’duhet ta kishim thënë
Jurgen Cara: Genti ka bërë vijën melodike.
Roza Lati: Dhe është surprizë
Sajmir Tatushi: Asnjëherë se kemi thënë
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


