Luftime të ashpra mes palestinezëve dhe policisë

Luftime të ashpra mes palestinezëve dhe policisë

Ka pasur beteja të ashpra me armë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, pasi forcat palestineze të sigurisë arrestuan militantë të kërkuar nga Izraeli.

Një 53-vjeçar u vra dhe ka pasur protesta të dhunshme në rrugë.

Kjo shënon një përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë në Bregun Perëndimor dhe është një shenjë e pakënaqësisë në rritje midis palestinezëve me udhëheqjen e tyre.

Një zyrtar paralajmëroi për rrezikun e "luftës civile" nëse qetësia nuk rivendoset.

Ndërkohë, grupi militant Hamas akuzoi rivalët e tij në Autoritetin Palestinez (PA) të mbështetur nga Perëndimi, i cili qeveris pjesë të Bregut Perëndimor, për një "krim kombëtar" duke kryer bastisjen.

Që nga janari, më shumë se 90 palestinezë, duke përfshirë militantë dhe civilë, janë vrarë në Bregun Perëndimor, kryesisht nga forcat izraelite të sigurisë. Bastisjet u intensifikuan që nga prilli, pas një vale sulmesh vdekjeprurëse nga palestinezët dhe izraelitë arabë në rrugët e Izraelit, të cilat vranë 18 persona.

EMISIONET