E trishtë! Ndërron jetë stilisti dhe sipërmarrësi i këpucëve, Cesare Paciotti

E trishtë! Ndërron jetë stilisti dhe sipërmarrësi i

Stilisti dhe sipërmarrësi i këpucëve Cesare Paciotti, ka vdekur në moshën 67-vjeçare, shkruan faqja wwd.com.

Një deklaratën e lëshuar nga familja e tij, theksohet se “Paciotti vdiq i rrethuar nga familja dhe fëmijët e tij”.

Cesare Paciotti së bashku me motrën e tij Paola, shkruan një histori në botën e këpucëve “Made in Italy”.

Paciotti do të mbahet mend për stilin e tij joshës dhe bujarinë e jashtëzakonshme njerëzore.

Marka eponime e Paciottit, është e njohur për modelet e këpucëve të të dy gjinive.

Kompania u themelua në vitin 1948 në Civitanova Marche,një nga qendrat kryesore të prodhimit të këpucëve në Itali, nga Giuseppe dhe Cecilia Paciotti, prindërit e Cesare dhe Paolas.

Misioni i tyre ishte të krijonin këpucë të punuara me dorë.

Takat e tij tek këpucët femërore dhe dizajnet inovative ishin një sukses për modelet, përfshirë Beyoncé Knowles-Carter dhe Paris Hilton. 

EMISIONET