"Do isha në burg po të më kapnin", Don Phenom zbulon gabimin më të madh të jetës
Don Phenom, së fundmi ka dhënë një intervistë ekskluzive për moderatoren Ester Bylyku në emisionin 'Glamour Zone'.
Si kurrë më parë reperi foli për të kaluarën e tij, për skenën e vrasjes që e tronditi, madje kur u pyet se cila ishte puna e tij e parë ai tha se disa punë nuk mund t`i përmendë.
Por nuk e la me kaq. Don Phenom i cili është rritur në Bronx, New York, ka rrëfyer gabimin më të madh të jetës.
Ester Bylyku: Më trego një sekret tëndin që publikut nuk ia pret mendja për ty, por do ta zbulojnë sot për herë të parë.
Don Phenom: Kur kam qenë pak më i vogël, kam bërë disa sherre që do më kishin marrë në qafë, do isha brenda po të më kishin kapur. Shyqyr Zotit, e kam kaluar atë pjesë dhe jam fokusuar në muzikë dhe karrierë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


