Djali i Princeshës së Norvegjisë nën hetim për 23 vepra penale

Djali i adoptuar i princeshës së kurorës së Norvegjisë, është akuzuar nga prokuroria e Oslos për 23 vepra penale, përfshirë atë përdhunimit dhe dhunës fizike. 28-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa familja mbretërore nuk ka dhënë asnjë koment mbi rastin.

Djali i Princeshës së Norvegjisë nën hetim për 23 vepra

Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, po hetohet në gjendje të lirë me dyshimin se ka kryer tre përdhunime dhe 23 vepra të tjera penale.

Policia e Oslos bëri me dije të premten, se akuzat për 28-vjeçarin u ngritën pas më shumë se 10 muajsh hetime. Gjatë kësaj kohe ndërkohë, janë marrë në pyetje me dhjetra dëshmitarë apo persona të tjerë që kanë dijeni.

"Nuk mund të hyj në detaje të mëtejshme rreth numrit të viktimave, përveç konfirmimit se është një numër dyshifror", tha përfaqësuesi i policisë Andreas Kruszewski.

Përmes një deklarate, avokati mbrojtës i Hoiby-t, Petar Sekulic, u shpreh  se klienti i tij është tërësisht I pafajshëm dhe se nuk pranon as një shkelje, sidomos kur bëhet fjalë për abuzim seksual apo dhunë.

Marius Borg Høiby, i cili është djali i adoptuar i mbretit të ardhshëm të Norvegjisë, u arrestua tri herë vitin e kaluar në periudha të ndryshme:  në gusht, shtator dhe nëntor, nën dyshimin se kishte konsumuar veprën penale të sulmit.

Tashmë çështja i ka kaluar në dorë prokurorisë për sa i përket veprave të lartpërmendura, ndërsa familja mbretërore nuk ka komentuar mbi rastin duke ia lënë gjithçka në dorë drejtësisë.

28-vjeçari  nuk asnjë detyrë zyrtare apo  titull mbretëror.

EMISIONET