Prej dy vitesh mungoi në skenë, këngëtari i njohur emocionon me mesazhin e tij!

Prej dy vitesh mungoi në skenë, këngëtari i njohur emocionon

Lewis Capaldi është rikthyer fuqishëm në skenën Pyramid të Glastonbury-t, dy vite pas performancës së ndërprerë për shkak të sindromës Tourette. Në një moment prekës, këngëtari 28-vjeçar u shfaq me lot në sy dhe tha:

“Jam kthyer, zemër!”, përpara mijëra fansave që e pritën me brohoritje. Performanca e tij përfshinte disa nga hitet më të mëdha, si Someone You Loved, si dhe këngën e re Survive, e cila rrëfen betejën e tij personale me shëndetin mendor dhe sfidat pas ndërprerjes së karrierës, shkruan DailyMail.

Teksa këndonte, jo vetëm ai, por edhe fansat në publik u emocionuan, duke e shoqëruar me lot, duartrokitje dhe këngë në kor.

“Dy vjet më parë nuk isha i sigurt nëse do të mund ta bëja këtë sërish. Sot jam këtu për ta përfunduar atë që s’munda atëherë”.-tha ai.

Rikthimi i Capaldi-t vjen pas një periudhe pushimi që ai e përdori për t’u përballur me efektet e diagnozës së sindromës Tourette dhe për të gjetur qetësi mendore.

Videoja e këngës Survive, e publikuar në Instagram pak orë para performancës, përfshin momente intime nga jeta dhe karriera e tij, duke reflektuar gjithë dhimbjen dhe shpresën që ai sjell me këtë rikthim.

Reagimi i fansave në rrjet ishte i menjëhershëm dhe i fuqishëm, me mesazhe mbështetëse si: “Bota është më e ndritshme me ty në të” dhe “Na ke munguar shumë, mirë se u ktheve”.

Në shtëpinë e tij modeste ylli i muzikës ka kompozuar disa prej melodive të tij më të njohura dhe ka shkruar tekstet e mrekullueshme të këngëve të tij. Shtëpia që Lewis ndante me nënën e tij Carol doli në shitje për gati 456,000 euro. Edhe pse një yll me famë ndërkombëtare Lewis ka mbetur modest dhe ka thënë hapur se do të preferonte të jetonte me prindërit e tij se sa të harxhonte kot më kot paratë e tij.

EMISIONET