Debat mes Kaderit dhe Albës, arsyeja Azemi dhe Lumbardhi
Banorja më e re e spektaklit televiziv "BBVK2"m, Kader Kicaj, ka shprehur mbrëmjen e së hënës një pakënaqësi që ka të bëjë me pritjen që i kanë bërë konkurrentët dhe sjelljen e tyre gjatë këtyre ditëve.
Ajo tha se nuk është pritur mirë nga vajzat, pasi sipas saj në një farë mënyrë janë bërë xheloze për të.
Ndërsa në një moment tjetër Kader i është drejtuar Albës duke i thënë të mos frikësohet pasi nuk është futur në lojë për t'i marrë as Lumbardhin, as Azemin.
"Mos u frikëso, nuk kam ardhur të marr as Azemin, as Lumbardhin", tha ajo.