“Cunam” paragjykimesh në Shqipëri/ Amos Zaharia flet për histerinë e komenteve negative dhe “humorin e zi” brenda shtëpisë

“Cunam” paragjykimesh në Shqipëri/ Amos Zaharia flet

Aktori i mirënjohur ishte i ftuar ekskluzive në D-Night pas daljes së tij nga Big Brother Vip.

Një person i cili trazoi shumë ujërat brenda atij formati dhe mbajti qëndrime të forta ku në syrin e publikut edhe nuk u prit shumë mirë.

Shumë e pëlqyen e të tjerë e keqkuptuan humorin e tij dhe kësaj situate Amosi i dha një përgjigje një herë e mirë.

Pjesë nga biseda

Dajana Shabani: Kur dole a pate një Post Big Brother psikologjik?

Amos Zaharia: Kur dola pata një tronditje si me thënë, kishte një ‘cunam’ me komente negative dhe thash okay mbase është histeria e momentit dhe me të drejtë kaloi. Tani tek-tuk mund të ketë edhe ndonjë person që hedh ndonjë shashkë, por nuk merrem më fare siç nuk u mora dmth. Unë kuptova që këto tre humoret ishin marrë shumë seriozisht dhe kërkova ndjesë për ata që nuk e kanë kuptuar dhe vazhdova jetën.

Dajana Shabani: Të ka penalizuar ndonjë personazh aty brenda?

Amos Zaharia: Jo…dmth nëse njerëzit duan realisht të shikojnë atë që kanë përpara syve, aty i kanë të gjitha videot, aty i kanë të gjitha regjistrimet e të gjitha gjërat. Kush e ka ndjekur me vëmendje e ka kuptuar shumë mirë që unë kam ndenjur afër me disa njerëz sepse i konsideroj miq edhe jashtë asaj shtëpie dhe në kontekstin e miqësisë i kam ndenjur afër, ndërsa në kontekstin e lojës nuk kam bërë absolutisht asgjë pë rata, përkundrazi iu kam thënë ndërro lojë sepse nuk është e bukur.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni linkun më poshtë:

EMISIONET