Blero pritet të bëhet baba për herë të dytë, zbulohet gjinia

Blero pritet të bëhet baba për herë të dytë,

Këngëtari Blero Muharremi, po jeton një periudhë të lumtur në jetën e tij personale, pasi pritet të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi për zgjerimin e familjes së tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe fansave.

Sipas burimeve të emisionit “Prive by Liberta Spahiu”, artisti dhe bashkëshortja e tij, Eronita Karavidaj, janë në pritje të një fëmije.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se çifti pritet të mirëpresë një djalë, duke shënuar një kapitull të ri në jetën e tyre familjare.

Kjo periudhë e re në jetën e këngëtarit vjen vetëm pak muaj pasi ai kurorëzoi dashurinë me Eronitën.

Martesa e tij me të shënon një fillim të ri për artistin, pas dy martesave të mëparshme me Afrona Dikën dhe aktoren Teuta Krasniqi.

Blero është tashmë baba i një vajze 15-vjeçare, Tarës, nga lidhja e tij me Teuta Krasniqin.

Ardhja në jetë e një djali pritet ta zgjerojë familjen dhe të sjellë edhe më shumë gëzim për këngëtarin i cili para pak muajsh ishte pjese e ‘BBVK’.

Megjithëse vetë artisti nuk ka reaguar ende publikisht për shtatzëninë, burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata janë shumë të lumtur dhe po e presin me emocion këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

EMISIONET