Avokati Ngjela: Heidi nuk është e bukur, por ka s*x appeal

Avokati Ngjela: Heidi nuk është e bukur, por ka s*x appeal

‘Big Brother VIP Albania’ është një format që ndiqet dhe komentohet nga shumë persona. Edhe avokati Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në “Breaking”, komentoi disa nga banorët pjesmarrës. Ai u shpreh se nuk e di nëse Heidi do ta fitojë Big Brother-in, por e favorizon fakti që sipas tij ka “sex appeal”.

“Heidi është e favorizuar. Ajo nuk ka bukuri, ka sex appeal, dmth seks i bukur. Do fitojë, s’do fitojë nuk e di”, u shpreh avokati.

Sex appeal do të thotë të jesh tërheqës në mënyrë seksuale.

Sipas tij loja ishte midis Heidit dhe Rikes, por pas daljes së kësaj të fundit, avokati thotë se më shumë përparësi në lojë ka Heidi.

“Dy nga ato vajzat janë ata që po konkurrojnë, ishte Rikja, tani ka ngelur Heidi. Prisja më shumë nga Rikja, por nuk e di se çfarë pati. Ka patur ca goditje jashtë karakterit normal të logjikës”, tha Ngjela.

EMISIONET