"Artistët pa mbështetje nga shteti", Drane Xhai: Sa të kem mbështetjen e publikut, do të jem në skenë

"Artistët pa mbështetje nga shteti", Drane Xhai:  Sa të

Ora Verore në puntatën e dytë të saj ka vijuar turin në Velipojë. Në një intervistë për gazetarin Ronaldo Sharka, aktorja shkodrane Drane Xhai ka shprehur revoltën e saj për mënyrën se si shteti i trajton artistët.

"Këtu instancat shtetërore nuk duan t'ia dinë fare. Të shfrytëzojnë aq sa je për ën skenë dhe në të gjitha aktivitetet, pastaj s'do t'ia dijë fare se kush je dhe kush s'je. Me një pension qesharak që nuk del as për minimumin e jetesës," tha Xhai.

Për të mbështetja më e madhe dhe ajo që i bën të vazhdojnë përpara janë publiku.

"Fati jonë i madh është se kemi dashurinë e gjithë artdashëvse dhe ajo ne na mban  gjallë, na inspiron, na motivon, na mban të freskët. Unë sa të kem frymë, sa të  më duartrokasë spektatori  do të jem aty në skenë," tha artistja.

Dranja kujton me nostalgji të gjithë kohën e bukur dhe përkrahjen që ka marrë nga bashkëshorti i saj, i cili nuk jeton më.

"Unë kam pasur fatin e madh sepse kam pasur një bashkëshort të jashtëzakonshëm. Për aq vite sa kam jetuar unë me të, unë e kam pasur krahun tim të djathtë, mbështetja më e madhe e imja. Sepse për një artiste sidomos femër është shumë e vështirë po nuk pate përkrahjen e familjes dhe bashkëshortit në karrierën artistike," tha Xhai.

Si një artiste e vjetër ajo mendon se standardet e humorit kanë ndryshuar me kalimin e kohës, gjeneratë pas gjenerate dhe nuk janë në të njëjtin nivel.

EMISIONET