"Humori sot nuk është i pastër", Drane Xhai tregon ç'i tha Delinda Dishës:Ti moj vajzë....
Standartet e humorit kanë ndryshuar me kalimin e kohës, gjeneratë pas gjenerate.
Por si i komenton aktorët e rinj dhe humorin e kohërave moderne, aktorja e dashur për publikun shqiptar, Drane Xhai?
E ftuar në emisionin "Ora Verore" Drane Xhai teksa flet për transformimin e humorit sot, në krahasim me vitet kur ajo ishte aktive në skenë, pohon se humori sot nuk është i të njëjtit niveli. Ndër të tjera, artistja flet specifikisht për aktoren e komedisë, Delinda Disha.
Ronaldo Sharka: Si të duket humori sot?
Drane Xhai: Nuk mund të gjykoj, më vjen keq të gjykoj. Ata janë grupe artistësh të rinj e të talentuar. Por humori që serviret sot nuk e ka nivelin e humorit, që kemi pasur ne. Ndoshta sepse brezi ynë është mësuar me humor të pastër. Ndoshta është e vështirë, sepse të bësh humor çdo javë është e vështirë. Unë i uroj nga zemra shumë suksese aktorëve të rinj, sepse janë një grup aktorësh shumë të mirë.
Ronaldo Sharka: Për shembull një prej aktoreve të humorit, që ka spikatur shumë është Delinda Disha. Si ju duket Delinda?
Drane Xhai: Është e mrekullueshme. Unë kam pasur fatin ta kem partnere në një nga puntatat e Vitit të Ri (të spektaklit televiziv humoristik ku shfaqet Delinda, Klanifornia). Delinda ishte partnerja ime në atë puntatë, ishte e jashtëzakonshme. Unë i thashë, ti moj vajzë je një talent i jashtëzakonshëm. Ajo është e veçantë në të gjitha karakteret që aktron, është e veçantë në secilin prej tyre. I uroj me zemër, që arritjet e saj të jenë sa më lartë.
Për të parë intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=6lvcB_zEp8I

