"Arnoi pantallonat me fije floku" Alba Kepi rrëfen historinë e të burgosurit në diktaturë
Alba Kepi është gazetarja e cila ka lindur dhe është rritur në një familje autoktone tiranse.
Në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora foli për fëmijërinë e saj, punën, jetën jashtë Shqipërisë.
Alba Kepi: Është një fëmijëri që mbase më kanë rrënjosur dhe mua në linjë të parë dhe për të mos u trembur.
Si u bë pjesë e gazetarisë?
Alba Kepi: Jam diplomuar në Histori në Universitetin e Tiranës. Sapo jam diplomuar kam nisur punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Muzeve aty u njoha me dekumetat e sistemit komunist. Aty pashë mjaft njerëz të fshehur nga regjimi për të transformuar të vërtetën aty fillova të publikoj artikujt e parë.
A ishte i lehtë ky rrugëtim?
Alba Kepi: Nuk ka qenë e lehtë. Ka pasur momente mosvlerësimi, momente prerje në besë nga njefrëz që marr e jap burime. Ka pasur momente që kam thënë do ta lë në mes dhe nuk e vazhdoj më. Por bashkëshorti ka qenë një mbështetje e madhe dhe më ka shtyrë të mos heq dorë.
Ka publikuar mjaft artikuj por historia që i ka mbetur në mendje ka të bëjë me një palë pantollona të qepur me fije floku.
Alba Kepi: Kam marrë në dorë një palë pantollona të burgut të qepur me fije floku. Ky objekt tani ndodhet në pavionin e genocidit në muzeun kombëtar. Këto janë momentet kur kuptoja sa të vërteta dhe gënjeshtra kemi kuptuar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.