Albora tregon çfarë i ndodhi me bashkëpunimin me Stresin, jep mesazhin e fortë

Këngëtarja Albora Stafuka e ftuar në emisionin Why Not, në RTV Ora foli mbi bashkëpunimin e saj me Stresin që për të ishte projekti që e bëri pjesë të industrisë së muzikës.

Ajo u shpreh se me këtë bashkëpunim erdhën dhe paragjykimet mbi karrierën e saj muzikore, pasi shumë njerëz nuk besonin tek talenti dhe pasioni i saj.

Albora: Kënga “Kujtimet” me Stresin më depërtoi në publik.

Roza Lati: Ҫfarë feedback-u pate? Ҫfarë thonin njerëzit?

Albora: Feedback-u ishte përgjithësisht i mirë. Kishte dhe njerëz, thashetheme me mënyrën se si e kam rritur. Jo këtej e andej. Jo ke paguar lekë.

Roza Lati: Po ti kishe paguar?

Albora: Pak rëndësi ka. Janë gjëra që nuk kanë të bëjnë vetëm me mua kështu që më mirë mos të përgjigjem fare.

Roza Lati: Flasim pak për karrierën tënde artistike, si ishte feedback-u nga njerëzit, si e pritën dhe të gjykuan?

Albora: Përveҫ atyre që e dinin se e kam pasur ëndërr gjithmonë muzikën, të tjerët ishin: Ok, kjo ka lekë tani dhe po bën një këngë. Ato nuk mendonin fare se unë kam luftuar gjtihë jetën për diҫka të tillë. Kurse për faktin se më quanin modele apo balerinë s’ishte vetëm shoqëria apo publiku por ishin dhe njerëz me të cilët unë kam punuar.

Më kanë ulur pak vetëbesimin kur kam dëgjuar ato fjalë. Në njërën nga këngët Make-up artisti im që nuk po ia them emrin ndërkohë që po më grimonte më tha: Po ti cne me muzikë apo u zgjove një ditë nga gjumi dhe the s’kam ҫa bëj gjithë ditën dhe merrem me muzikë. Ma tha këtë pak para se të nisja xhirimin, dhe më prishi humorin e ndjeva sikur po bëja diҫka gabim. Do doja që tju thoja njerëzve të jenë shumë të kujdesshëm se si u flisni atyre që keni përreth se diҫka që juve ju duket shumë e parëndësishme e pavlerë, mund ti shkaktoni një dëm shumë të madh personit që ia thoni.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET