Ora News siguron proceverbalin e ndalimit të tre kontrollorëve Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhir Mezini.  

Ndalimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm në orën 08:00 me iniciativën e policisë për “shkak të gjëndjes së ngutshme sepse ka rrezik ikjeje dhe dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” thuhet në procesverbal.

Policia ka sekuestruar telefonat ku ka mësuar se ata janë personat që kanë ndihmuar në hartimin e formularit të ‘paaftësisë së përkohshme” me qëllim shmangien nga detyrimet ligjore si dhe kanë nxitur kontrollorët e tjerë për ta firmosur.

 “Nokut ja ka plotësuar Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisë, turni I parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin”

Muhedini Mezini është me detyrë mbikqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror dhe akuzohet ka orientuar për mënyrën e përpilimit të formularit të paaftësisë së prëkoshme të plotësuar në emër të tij.

Më pas ka ndikuar tek kontrollorët për të firmosur këtë formular.

“Nga deklarimet provohet se Flora Nderca Armando Fezga dhe Muhin Mezini në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme në punë me qëllim shmangien nga detyrimet ligjore për të ushtruar detyrën e tyre funksionale në institucionin me rëndësi të veçantë.

Kryeja e këtyre veprimeve në datat 6 dhe 7 prill kanë sjellë pasoja duke nxjerrë jashtë funksionit kullën dhe aeroportin duke mos bërë të mundur uljen dhe ngritjen e avionëve. Këta shtetas me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve si dhe personit juridik” thuhet në procesverbalin e ndalimit.” thuhet në procesverbal.

Greva e kontrollorëve të Rinasit,Si u krye arrestimi