Veliaj gënjeu publikisht/ Harrohet Qëndra Kulturore, kthehet në strehë për bagëti e dengje bari
Në vitin 2020, Erion Veliaj u tregoi qytetarëve pamjet nga Shtëpia e Kulturës në Baldushk.
Veliaje inauguroi këtë Qendër ku në pamje u tregoi shqiptarëve një godinë të bukur, të rregulluar dhe moderne dhe se ishte gati për tu hapur.
"Këto janë ndërtesat e reja, nuk shoh asnjë arsye pse mos të shfrytëzohet" deklaroi asokohe Veliaj.
Por sot tre vite më vonë në Shtëpinë e Kulturës në Baldushk duket sikur nuk është vënë dorë kurrë.
Pamjet në video tregojnë se brenda kësaj godine qëndrojnë bagëtitë.
Brenda saj dengje me bar. Dyert janë të shkatërruara dhe brenda ambienteve duket gjithçka e rrënuar.
Jashtë kamerave banorët e zonës thonë se ky investim ka kushtuar miliona lekë por godina edhe pse është inauguruar nga Kryebashkiaku nuk është hapur që pas përurimit.

