Sofra Dardane, grupe nga të gjitha trevat shqiptare bëhen bashkë në Bajram Curri
Në Bajram Curri është duke u mbajtur edicioni i 20 i Sofrës Dardane.Festivali ka mbledhur bashkë të dhjetëra grupe folklorike nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Pjesëmarrësit folën për një rëndësi të veçantë të festivalit, dhe u ndjenë të lumtur që u bashkuan në këtë eveniment.
Janë tingujt e Lahutës në Tropojë.
Rrugët e Bajram Currit u mbushën me veshje popullore, ndërsa printe flamuri kombëtar.
Atje po kremtohet edicioni i 20 i Sofrës Dardane.
Festivali bëri bashkë grupe të Ansamblit nga të gjitha trevat shqiptare.
"Vij nga Tuizi dhe gjithmonë kam marrë pjesë me kënaqësinë më të madhe."
Tingujt tradicional ngjallën emicione tek të pranishmit.
"Vijmë nga Vlora me Ansamblin Folklorik. Sofra Dardane është një nga eventet e rralla dhe shumë sinjifikative me vlera të jashtëzakonshme."
Sofra Dardane është një ndër Festivalet më të rëndësishme që mbahet në veri të vendit dhe që bën bashkë shqiptarët nga të gjitha anët përmes muzikës, këngës e kërcimit.