Dhunoi prindërit e i kërcënoi se do t'i vriste, në kërkim 34 vjeçari në Elbasan. Armë, dinamit e fishekë në banesë

Një 34 vjeçari i cili vuante nga depresioni është shpallur në kërkim nga policia pasi ka dhunuar dhe kërcënuar prindërit e tij.
Në banesë atij iu gjetën dhe 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pako me dinamit dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte 34-vjeçari.
Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.
Shtetasi Danjel Gaxhja që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.
Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar:
1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e 34 vjeçarit.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.