“Soditja”, “Një perlë e vogël nga Winterhalter-i ynë i shkëlqyer”

“Soditja”, “Një perlë e vogël nga

“Soditja” është tabloja krejt e ndryshtë nga punët e piktorit gjerman të oborrit, Franz Xaver Winterhalter.

Në këtë tablo ka më shumë modesti dhe më shumë shprehje artistike, më pak rrezatim imponues dhe më shumë lojë penelatash dhe të dritës.

“Soditja”, përshkruan një grua të re të shtrirë në një kostum të lirë, të paqartë lindor.

Ajo mban fletë muzikore ose vargje në dorën e djathtë dhe kokën anon në të majtën.

Mbretëresha Viktoria e përshkroi këtë pikturë në Ditarin e saj si "Një perlë e vogël nga Winterhalter-i ynë i shkëlqyer, i një figure femërore, mjaft bukuroshe, për sa i përket fytyrës, vizatimit dhe ngjyrosjes".

Ishte varur në dhomën e shkrimit të Princit në Windsor. Nënshkruar dhe datë: F Winterhalter / 1847.

Kjo pikturë ishte dhuruar Princit Albert nga Mbretëresha Victoria, më 24 dhjetor 1847.

Franz Xaver Winterhalter (20 prill 1805 – 8 korrik 1873) ishte një piktor dhe litograf gjerman , i njohur për portretet e tij lajkatare të familjes mbretërore dhe shoqërisë së klasës së lartë në mesin e shekullit të 19-të.

Emri i tij është lidhur me portretet në modë të oborrit.

Ndër veprat e tij më të njohura janë Perandoresha Eugénie e rrethuar nga Zonja në pritje (1855) dhe portretet që ai i bëri perandoreshës Elizabeth të Austrisë (1865).

albert vataj winterhalter

EMISIONET