Shën Pali ka vizituar Lezhën/ Të dhënat historike të dokumentuara nga studiuesi Thanas Gjika

Shën Pali një ndër personat më të rëndësishëm të Kishël Katolike, martiri dhe Apostulli i shekullit të parë ka vizituar Lezhën dhe Sarden. Të dhënat historike janë publikuar në një libër nga studiusi Thanas Gjika.

Martiri dhe Apostulli i shekullit të parë "Shën Pali" gjatë udhËtimeve të tij në Iliri mendohet se ka vizituar edhe Lezhën e Sardën.

Këto të dhëna të rëndësishme historike janë dokumentuar nga shkrimtari dhe studiuesi Thanas Gjika i cili i ka hedhur në një libër të titulluar "Disa Korigjime në Shënimet Sqaruese dhe Hartat e Dhiatës së re".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ky botim u prezantua në Lezhë, në një aktivitet të organizuar në Kishën ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit në Mërqi, e cila është në restaurim të plotë, ndërsa të pranishëm ishin klerikë, studiues e banorë të zonës.

"Ky moment është një momnent i bukur pasi vetë libri me titullin që ka, tregon rëndësinë që ka pasur dhe ka kjo tokë, kur ka pas fatin të mirëpresi figura kaq të mëdha sic është një prej kolonave të kishës: Shën Pali," tha Dom Angjelin Krygja, Sekretar i Ipeshkvi të Lezhës.

"Shkrimi saj është bazuar në shkrime e të dhëna, por dhe në traditë e gojëdhëna," tha Dom Nik Ukgjini, studiues.

Këta të dhëna mjaft të rëndësishme që kanë lidhje me historinë Iliro-Arbërore janë mjaft domethënëse për klerin katolik në Shqipëri dhe sidomos rajonin e Lezhës, pasi për herë të parë del në dritë një fakt mjaft i rëndësishem për Shën Palin.

EMISIONET