Tropoja nderon njeriun e majave të alpeve, alpinisti Nuredin Seci shpallet “Qytetar Nderi"
Mjeshtri i Madh i Sportit, Nuredin Seci, u nderua me Titullin qytetar nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si Sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit.
Nuredin Seci, për 30 vite si sportist e trajner i ekipit të Alpinizmit Valbona, pushtoi majat më të larta të Shqipërisë e Kosovës.
Ai stërviti qindra alpinistë dhe u kthye në figurë qëndrore e këtij sporti të vështirë, duke u vlerësuar “mjeshtër i madh i Sportit”.
Për këto kontribute, Bashkia Tropojë e nderoi me titullin “Qytetar Nderi” mjeshtrin e Sportit.
"Të gjithë ata sektorë që unë kam punuar, i falenderoj pa masë që kanë qenë mbështetës dhe më kanë ndihmuar për të finalizuar punët dhe detyrat e mija," tha ai.
Ceremonia bëri bashkë sportistë të shumtë nga Shqipëria e Kosova, bashkëkohës të Nuredin Secit.
"Duhet të jenë krenarë për të, jo vetëm familja e tij, por i gjithë rrethi i Tropojës.
Për Nuredinin duhet të ketë një medalje tjetër nga federata, një mirënjohje e jashtëzakonshme që askush se ka marrë.
Në emër të të gjithë alpinistëve të Kosovës, përgëzoj Nuredinin," thanë ata.
Prej vitesh tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku në vazhdimësi ka ndihmuar jo vetëm për zhvillimin e Sportit në vendlindje.
