Paris/ 70 vjet në Muzeun “Grevin”, statuja e mbretëreshës ndryshon për jubileun historik

Paris/ 70 vjet në Muzeun “Grevin”, statuja e

Statuja prej dylli e mbretëreshës Elisabeta e II ndodhet prej 70 vitesh në Muzeun “Grévin” të Parisit.

Por në kuadër të Jubileut Platinium, statuja është restauruar në nder të monarkes më jetëgjatë në histori. Drejtori i Muzeut shpjegon se Mbretëresha është një figurë emblematike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

“Ajo është një figurë emblematike e Grévin-it, sepse ka 70 vjet në muze. Ajo është ribërë, natyrisht, në disa faza të jetës së saj, dhe sot vjen si rreth dhjetë vjet më pare. Herë pas here, ne e rinovojmë qoftë në grim apo edhe duke u kujdesur për ti ndryshuar kostumet, fustanet dhe kapelet kur është e nevojshme," tha ai.

Në muze mbretëresha qëndron përkrah statujës prej dylli të presidentit amerikan Joe Biden. Në këto dite festimesh, edhe në Paris janë të shumtë vizitorët e muzeut. Një prej tyre është edhe Nathalie Lardeux.

"Ndihem sikur jam në mesin e familjes mbretërore. Po, ajo është e bukur. Ajo është një personazh i dashur për të gjithë," tha Nathalie.

Ndërsa Geoffrey Farndon, një tjetër vizitor thotë se statuja duket si Mbretëresha në jetën reale.

"Është e vërtetë që ajo duket shumë reale, edhe në krahasim me TV ku shpesh e shohim se është më shtatvogël se krerët e tjerë të shtetit. Por është shumë realiste me bizhuteritë e saj, fustanin jeshil, kapelet e saj me lule. Me të gjitha tiparet që ajo ka," shprehet ai.

Statuja e Monarkes u vendos në Grévin që nga fillimi i mbretërimit të saj, 70 vjet më parë sepse ajo u bë e njohur menjëherë në të gjithë botën.

EMISIONET