Studimi ngre alarmin/ Zhurma e trafikut ngadalëson zhvillimin e kujtesës dhe përqendrimit tek fëmijët

Studimi ngre alarmin/ Zhurma e trafikut ngadalëson zhvillimin e

Zhurma e trafikut rrugor ngadalëson ndjeshëm zhvillimin e aftësive thelbësore të kujtesës dhe përqendrimit tek fëmijët.

Ky ka qenë përfundimi që ka arritur studimi më i fundit në Spanjë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Rreth 2700 fëmijë të moshës nga 7 në 10 vjeç, në 38 shkolla në Barcelonë, janë përfshirë në studimin e parë mbi ndikimin e zhurmave të trafikut në zhvillimin kognitiv të fëmijëve. Fëmijët në studim janë në një fazë kritike për zhvillimin e aftësive të kujtesës dhe vëmendjes, thelbësore këto për të mësuarin.

Hulumtimi tregoi se fëmijët e ekspozuar deri në tre herë më shumë ndaj zhurmës së trafikut kishin një zhvillim të kujtesës me 23% më të ngadalshëm sesa fëmijët e tjerë. Ata gjithashtu kishin një zhvillim të aftësisë së vëmendjes me 5% më të ngadalshëm në vit.

"Ne nuk mund ta përcaktojmë që zhurma në të vërtetë mund të jetë toksike nga pikëpamja fizike. Ne mendojmë se mund të përshtatemi me të, por studimet tregojnë se nuk jemi të aftë ta bëjmë një gjë të tillë për shkak të përgjigjes fiziologjike që jep trupi ynë," tha Dr Maria Foraster nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global që drejoi studimin.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se nivelet më të larta të zhurmës në shkollë ishin më të dëmshme sesa në shtëpi.

“Kjo mund të jetë për shkak se ndikon në dritaret vulnerabël të përqendrimit dhe proceseve të të mësuarit,” tha ajo.

Duke marrë parasysh që shumë fëmijë evropianë që jetojnë në qytete të mëdha janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës së trafikut rrugor, ky studim ka implikime për politikat publike për të reduktuar zhurmën e trafikut rrugor pranë shkollave.

Zhurma është vlerësuar si faktori i dytë mjedisor më i dëmshëm pas ndotjes së ajrit. OKB-ja paralajmëroi në shkurt se ndotja akustike urbane po shndërrohej në një kërcënim global të shëndetit publik, duke sjellë 12 mijë vdekje të parakohshmë në vit vetëm në BE, shkruan The Guardian.

EMISIONET