PAMJET/ Parku Kombëtar i Shebenikut, kamerat-kurth dokumentojnë faunën e egër

PAMJET/ Parku Kombëtar i Shebenikut, kamerat-kurth dokumentojnë

Administrata Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në nisje të javës na njeh me një kolazh të mrekullueshëm të botës së egër, mjaft të pasur, të Parkut Kombëtar të Shebenikut.

“Të lejosh kafshët të jetojnë të qetë dhe në harmoni me natyrën është një përgjegjësi dhe detyrim i përbashkët”, shprehet AKZM.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bën të ditur se kamerat kurth të vendosura në zonë kanë dokumentuar praninë e derrit të egër, kaprollit, lepurit të egër, dhelprës etj.

PAMJET/ Parku Kombëtar i Shebenikut, kamerat-kurth dokumentojnë

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë në pyje dhe shtimi i zonave të mbrojtura natyrore po sjellin gjithnjë e më shumë rigjenerimin e faunës së egër dhe të pasur të vendit tonë.

Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 59, datë 26.1.2022 sipërfaqja e ekosistemit natyror “Shebenik”, shpallur “park kombëtar” (kategoria II), është rritur nga 33 894.25 ha në 34 507.9 ha. Është zonë ndërkufitare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Rajonin Juglindor të vendit, në sektorin e sipërm të pellgut ujëmbledhës të lumit të Bushtricës e të Qarrishtës dhe në malet përreth tyre; në lartësitë nga 300 m deri 2261 m (Maja Rreshpës, në Shebenik).

EMISIONET